Ilazi publikon listën e lojtareve kundër Turqisë, Zvicrës, Bullgarisë, Malit të Zi e Rumanisë

Volejboll

Ilazi publikon listën e lojtareve kundër Turqisë, Zvicrës, Bullgarisë, Malit të Zi e Rumanisë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 13:23
Lorik Ilazi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në volejboll te femrat, Lorik Ilazi, ka bërë publike listën prej 20 lojtareve, të cilat i ka ftuar për grumbullimin e radhës.

Kombëtarja e Kosovës nga 31 maj deri më 4 qershor të këtij viti, do të bëjë gara në grupin C, të raundit të dytë kualifikues.

Kosova do të bëjë gara me Bullgarinë, Malin e Zi, Turqinë, Zvicrën dhe Rumaninë.

Kualifikimet e grupit C, për botërorin "Tokio 2018" do të zhvillohen në Sofje të Bullgarisë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Turqisë më 31 maj, në 15:00.

Lista e volejbollisteve: pasuese:

Blinera Jaha (Drita), Drenusha Asllanaj (Prishtina Volej), Zyla Kadriu (Skenderaj), anësore: Anyla Kryeziu (SHBA), Dhurata Sylemajni (Kastrioti), Entella Muqolli (Prishtina Voley), Florentina Deliu (Skenderaj), Nazmije Ibrahimi (Kastrioti), Rukije Muja (Drenasi), Sherife Behrami (Skenderaj), qendër: Arbenita Bilalli (Francë), Bleona Kadriu (Skenderaj), Egzona Geci (Skenderaj), Elvira Bajraktari (Skenderaj), Fjolla Shabani (Prishtina Voley), Ronita Leka (Drita), libero Adelajda Prenga (Drita), Albulena Behrami (Skenderaj) dhe Fjolla Hyseni (Drita).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat