Volejboll për femra, Federata nis grumbullimin

Volejboll

Volejboll për femra, Federata nis grumbullimin

Më: 9 maj 2017 Në ora: 06:14
Volejboll

Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë publike listën e 20 volejbollistëve kandidate që do të grumbullohen nga kombëtarja shqiptare e femrave në një minifazë përgatitore  në prag të Ligës së Europës, turne që do të  zhvillohet në Qershor. Kombëtarja shqiptare e femrave bën pjesë në grupin A, sëbashku me Bjellorusinë, Finlandën dhe Austrinë. 

Në vigjilie të këtij turneu shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare ku përfaqësuesja kuqezi në volejbollin e femrave do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze, federata shqiptare e volejbollit ka publikuar dhe emrat e 20 vajzave kandidate për një vend në ekipin përfaqësues.

Spikat mbi të gjitha Erblira Bici e cila luan në Itali, por në listën e përzgjedhur nga trajneri Altin Martiri ka edhe emra të tjerë të rëndësishëm. Anxhela Dhëmbi dhe Sindi Marina vinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Arjola Prenga luan në Turqi ndërsa Sava Thaka në Poloni. Nga kampionati shqiptar trajneri Martiri ka grumbulluar 2 volejbolliste të Partizanit, 2 të Teutës, 2 të Tiranës, 1 nga Vllaznia dhe vetëm Sara Haskun nga skuadra kampione Barleti Volley. Ndeshjen e parë në ligën e Europës, përfaqësuesja shqiptare do ta ketë në datën 9 Qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat