Ku është Marigona Asllanaj?

Volejboll

Ku është Marigona Asllanaj?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:48
Marigona, Drenusha, Armend Berisha e Shemsija

Një periudhë njiheshin si motrat Asllanaj, Shemsija, Marigona e Drenusha. Në fakt, Shemsija e Drenusha janë motra, kurse Marigona është vajzë e axhës së tyre. Megjithatë, luani në një ekip, pra në ekipin e Prishtinës, por kanë luajtur edhe në klubet e ndryshme të volejbollit, madje edhe në kombëtaren e Kosovës.  

Shemsija veç është përshëndetur nga loja aktive, kurse Drenusha është volejbolliste e kombëtares së Kosovës, por së fundi nuk u paraqit në ekipin e Prishtina Volley, por ku është Matrigona Asllanaj, e cila ka kohë që nuk shihet si volejbolliste dhe as nuk është përshëndetur nga loja aktive.

Flitet e përflitet se Ganimete Gërbovci mund ta ftojë ndoshta si  ndihmëstrajnere apo këshilltare në ekipin e Prishtinës, por kjo me gjasë më shumë është një spekulim dhe asgjë më tjetër në këtë drejtim.  Një fakt mos të harrojmë, Shemsija ka qenë lojtarja më e mirë e të gjitha kohërave që ka pasur Kosova dhe një periudhë luajti edhe për kombëtaren e Shqipërisë, që ende mburren me lojën e saj jo vetëm në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat