Drenusha largohet nga kombëtarja e Kosovës, federata nuk i përgjigjet

Volejboll

Drenusha largohet nga kombëtarja e Kosovës, federata nuk i përgjigjet

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:52
Drenusha Asllanaj

Është revoltuar që e larguan nga kombëtarja e Kosovës! Volejbollistja Drenusha Asllanaj çuditet në mënyrën se si e larguan me një shpejtësi të paparë nga kombëtarja, e cila ishte në ditën e parë të grumbullimeve. Ndërkaq, Kosova përgatitet për kualifikimet në Kampionatin Botëror dhe me pretendime të jetë në nivelin më të mirë.

Drenusha tregon për largimin nga kombëtarja nga ana e selektorit, ndërsa e habit fakti se asnjë përgjigje nuk ia ka kthyer Federata e Volejbollit të Kosovës, ani se kësaj të fundit i ka shkruar dy herë në emailin zyrtar. “Kam pasur punën praktike me bërë në fakultet, domethënë këtë javë dhe javën tjetër,  bash gjatë kohës së përgatitjeve të kombëtares. Edhe u drejtova: a bënë një herë në ditë me ardhur në stërvitje, me thanë jo, nuk lejohet. Pas dy ditësh që i kanë filluar stërvitje, unë ia fillova praktikës. Po at ditë dërgova emaill në federatë që nga profesoresha e praktikës mu lejua të jem pjesë e kombëtares. Mirëpo, federata, e selektori nuk mu përgjigj”, ka thënë Drenusha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

22-vjeçarja tha se menjëherë me ka larguar nga grupi. “Ndoshta kam qenë e ftuar sa për sy e faqe, sepse selektori menjëherë po at ditë me ka larguar nga një grup i formuar nga ai. Tek e fundit jetojmë në Kosovë, e dimë si shkojnë gjërat këtu. Mirëpo, vajzave e shoqeve të mija i uroj suksese e punë të mbarë”, thotë Drenusha. Ndërkaq, Selektori Lorik Ilazi nuk e komentojë deklaratën e Drenushës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat