Kosova para sprovave të vështira në Estoni

Volejboll

Kosova para sprovave të vështira në Estoni

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:13
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në volejboll, në konkurrencën e meshkujve, të martën udhëtuan për në Estoni. Të përzgjedhurit e Miftar Ziberit, do të kenë një test të vështirë në rrethin e dytë të kualifikimeve. Kosova bën pjesë në grupin D, së bashku me Estoninë, Rumaninë, Hungarinë, Rusinë dhe Malin e Zi.  Me 24 maj Kosova do të ndeshet me Hungarinë (20.30), në kuadër të ndeshjes së parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, që do të mbahet në Itali dhe Bullgari në vitin 2018.  Me 25 maj ndeshen me Estoninë (18.00),  me 26 maj (15.00) me Rumaninë, kurse të shtunën ndeshen me Rusinë (20.30) dhe të dielën e fundjavës me Malin e Zi (17.30).

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Ziberi, bëri të ditur edhe listën e volejbollistëve dhe sipas tij, janë ftuar më të mirët për këtë garë shumë të fortë. Lista e volejbollistëve: Heset Arapi, Valon Nikqi, Bardhyl Hajdaraj, Adriatik Berisha, Driton Bytyqi, Alban Çeta, Dardan Husaj, Egzon Kalludra, Skënder Lajqi, Faton Mustafa, Durim Rexhepi, Drilon Totaj, Armend Berisha, Edmond Drenogllava, ndërsa përzgjedhës Miftar Ziberi, trajnerë: Xhevat Buqani e Bahri Gjinovci, fizioterapeut: Valon Mustafa dhe drejtor i kombëtares Naser Krasniqi.  Djelmoshat tanë udhëtuan me një synim, për të treguar më të mirën, për të dalë me rezultat sa më të favorshëm. Ata zotohen se janë përgatitur maksimalisht për secilën sfidë dhe secila prej tyre do të jetë më e vështirë se tjetra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat