Revoltohet!

Volejboll

Revoltohet!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:37
Pamje nga një ndeshje

Volejbollisti i KV Peja, Agron Nikçi, është shumë i revoltuar me drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës,  po ashtu ka hedhur akuza edhe në drejtim të kombëtares së Kosovës, sipas tij janë ftuar edhe disa lojtarë që luajnë në plazh! Ai tregon se çfarë i ka thënë drejtori sportiv i kombëtares së Kosovës, Naser Krasniqi.   “Për juve që më pyesni pse nuk jam pjesë e kësaj Kombëtares? Krenar që nuk jam pjesë në këtë ‘kombëtare’ edhe pse isha i ftuar! ‘Kombëtarja’ me udhëheqje teknike ku lojtarëve të ekipit ju japin bukë, uji e makarona. ‘Kombëtarja’ me trajner dhe shtab teknik që nuk kanë udhëhequr asnjë ekip prej kohës kur luhej me dy pasues. Dhe ‘selektorët’ janë kukulla. ‘Kombëtarja’ ku lojtarët janë përzgjedhur hatri i votave për të mbetur disa në krye të FVK-së. ‘Kombëtarja’ ku 70 për qind e lojtarëve prekin vetëm 300 centimetra lartësi (lojtar plazheve) etj. Suksese djemve që e meritojnë me vesh këtë fanellë”, ka thënë Nikçi.

“Bota sot”: Agron, pse jeni aq i revoltuar me FVK-në dhe kombëtaren e Kosovës?

Agron Nikçi: Revolta ime ka ardhur, pasi që pas tërë këtij mundi që kanë bërë gjenerata të tëra në volejbollin e Kosovës, që një ditë të ndërkombëtarizohemi dhe ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrë më të mirë. Por disa njerëz (me prapaskena) kanë dalë dhe e prunë kombëtaren në një gjendje ku i përngjan një ekipi të mahallave.

“Bota sot”: A do të ktheheni në kombëtare?

Agron Nikçi: Unë jam i gatshëm mu kthye në kombëtare edhe me dhënë kontributin tim profesional aq sa di, aq sa e meritoj në momentin që e shoh kombëtaren ashtu qysh i ka hije një kombëtare ashtu qysh e meriton Kosova me pasur (por jo me këta njerëz).

“Bota sot”: Ankoheni se ushqimi ka qenë i dobët, bukë, uji e makarona?

Agron Nikçi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat