Zvicra shijon fitoren e parë, Kosova humbjen e tretë

Volejboll

Zvicra shijon fitoren e parë, Kosova humbjen e tretë

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 15:44
Lorik Ilazin gjatë një këshille

Volejbollistet e Kosovës edhe në paraqitjen e tretë në kualifikimet e botërorit, nuk kanë arritur më shumë sesa një humbje 3:0 ndaj Zvicrës.
Pavarësisht shpresave që ndaj "helvetikeve" do të arrihej diç më shumë, kjo nuk ndodhi.
Kosova në setin e parë u kufizua në vetëm 11 pikë, ndërsa periudha e dytë ishte akoma më e zbehtë për kombëtaren tonë, e cila kufizohet në vetëm 8 pikë.
Setin e tretë kombëtarja jonë tregoi më shumë dëshirë e vullnet, duke rezistuar deri në gjysmë të tij, kur shifrat ishin 10:13, në favor të Zvicrës.
Pastaj, Kosova arriti të barazonte 14:14, por deri në time-outin e dytë teknik, zvicranet rikthejnë epërsinë prej dy pikësh (14:16).
Deri në fund, Zvicra vazhdoi me seri të mirë, duke e fituar edhe këtë set (25:15), për ta mbyllur ndeshjen 3:0, për fitoren e tyre të parë.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon të shtunën ndaj Rumanisë nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat