Ganja kujton veten dhe ekipin para 20 vjetësh

Volejboll

Ganja kujton veten dhe ekipin para 20 vjetësh

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2017 Në ora: 14:57
KV Drita 1996/1997

Historia nuk harrohet, 20 vjet më pak sporti zhvillohet në kushte shumë të rënda, në fusha të improvizuara dhe të përndjekur nga regjimi kriminal serb.  Çdo gjë në Kosovë ishte e pushtuar nga okupatori serb, një periudhë terrori në vitet e 90-ta. KV Drita nga Gjilani (femrat), në kohën e okupimit ishin kampione të Republikës së Kosovës. Ganimete Gërbovci nuk e harron at periudhë, nuk përmbahet dot nga emocionet, për fakti se i rrëqethet trupi kur kujton maltretime dhe terrorin që bëhej nga okupatori serb. “Maki+Adelina+Dushi+Arijana+Toli 1996/1997 KV Drita Kampione.

Sikur motiii”, shkruan mes të tjera Ganja në profilin e saj në facebook. Ganja ka qenë volejbolliste e kombëtares së Kosovës, e shumë skuadrave në vend dhe tani është trajnere e KV Prishtina F.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat