Martiri i kënaqur: Jemi ende në gjysmën e rrugës

Volejboll

Martiri i kënaqur: Jemi ende në gjysmën e rrugës

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 14:18
Altin Martiri me vajza

Vendi i dytë në Grupin A, me dy fitore dhe një humbje pas përfundimit të ndeshjeve të para të Ligës së Europës në volejboll për femra, ishte maksimumi që kombëtarja mund të arrinte edhe pse ëndrra vazhdon ende. Përpara fansave të saj, kombëtarja kuqezi e drejtuar nga trajneri Altin Martiri, bëri një paraqitje të mirë në sallën sportive “Feti Borova” në National Olimpik Park. Edhe pse turneu nisi me një humbje, ajo ndaj Finlandës, dy fitoret e tjera ndaj Austrisë dhe Bjellorusisë rikthyen buzëqeshjen e entuziasmin te vajzat, që e shohin me më shumë optimizëm të ardhmen.

“Kemi vuajtur shumë, por në fund edhe kemi festuar për këto dy fitore, që janë të rëndësishme. Nuk ka qenë absolutisht e lehtë, por puna e bërë gjatë këtij muaji u shpërblye në këto ndeshje të para. Dua të falënderoj vajzat për atë që dhanë në fushë, fansat për mbështjen e Federatën për organizimin. Mendoj se kjo fazë e parë ishte e mirë në përgjithësi për kombëtaren, por duhet ende shumë punë për më tej”, deklaroi dje pas përfundimit të takimit të tretë të kombëtares kuqezi ndaj Bjellorusisë, fituar 3-1 nga vajzat kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat