Lajm i mirë për administratorë të sportit në Federatën e Volejbollit e Kosovës

Volejboll

Lajm i mirë për administratorë të sportit në Federatën e Volejbollit e Kosovës

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:55
Pamje nga kursi

Ka filluar kursi i shtatë bazik për administratorë të sportit në Federatën e Volejbollit e Kosovës, i cili po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë.Edhe këtë herë po marrin pjesë dhjetëra zyrtarë të kësaj federate, klubeve, trajnerë, volejbollistë e volejbolliste, etj.Ligjërues të përhershëm janë: z. Besim Hasani, drejtor kombëtar për kurse, SO-KON, z. Iber Alaj, Memos 19, SO-KON, dhe znj. Elda Gjoka, Drejtoreshë e Kursit Kombëtar nga SO i KON-it. Krahas tyre, do të ligjërojë edhe slloveni, z.Damjan Pintar, ekspert i jashtëm i marketingut i dërguar nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.Kursi do të mbyllet të dielën (18 qershor), me marrjen e çertifikatave.Organizimi i këtyre kurseve përkrahet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik të Kosovës.Deri në fund të vitit do të mbahen gjithsej 14 kurse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat