Art Tërstena në dy binarë: Me botën e artit dhe të sportit

Volejboll

Art Tërstena në dy binarë: Me botën e artit dhe të sportit

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 qershor 2017 Në ora: 14:47
Art Tërstena

Kosova është gurrë e pashtershme e talenteve në degë të ndryshme sportive.  Janë të rrallë ata që merren me dy profesione, edhe sportist edhe në botën e artit. Një emër që po vjen në volejboll pa dyshim është Art Tërstena. Djaloshi i talentuar, nuk ka më shumë se 18 vjet, luan në pozitën e pranuesit dhe për grup-moshat e ndryshme të Kombëtares së Kosovës, njëherësh merret edhe me art. Synimet e talentit ferizajas janë që të vazhdojë karrierën në klubin Prishtina Volley, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e KV Lubotenit U-18. Arti premton angazhim e lojë më të përsosur në sportin skofiar. Sipas tij, së shpejti do të dihet se ku do të luaj në edicionin e ri. Krahas volejbollit e artit, përdore i shkon edhe beachvolley (volejbolli në rërë). Ai ka një mesazh për të gjithë, t’i jepet hapësirë sa më shumë talenteve, për faktin se ky sport ka një numër jashtëzakonisht të lojtarëve cilësor dhe që do të jenë krenari e shtetit në vitet e ardhshme.    

“Bota sot”: Jeni pjesë e kombëtares së Kosovës për grup-moshat e reja, a është një privilegj për ju?

Art Tërstena: Fakt se është privilegj, por normalisht në Kombëtare ftohen më të mirët. Kam luajtur për Kombëtaren e Kosovës U-20 në Poloni, pastaj për U-18 në Bullgari, ku edhe isha kapiten dhe për U-19 në beachvolley në Tiranë. Ishte kënaqësi të jesh në mesin këtyre grup-moshave të ndryshme dhe përfitova një përvojë të re edhe në rrafshin ndërkombëtar.

“Bota sot”: Flitet se do t’i bashkoheni Prishtina Volleyt?

Art Tërstena: Dëshira ime është të shkoj tek Prishtina Volley, sepse është gjithçka në nivel, ushtrime të mira dhe sigurisht ekip më serioze.

“Bota sot”: Volejbolli tani është edhe zyrtarisht në familjen e madhe Evropiane e Botërore, a është një frymëzim apo motiv për të punuar edhe më shumë?

Art Tërstena: Po, është frymëzim për të punuar më shumë që të arrijmë nivelin e grupmoshës time ndër shtete. Imja është të punoj me përkushtim drejt realizimit të synimeve që kam.

“Bota sot”: Një kohë në ekipin e KV Lubotenit U-18, përse nuk luani më?

Art Tërstena: Respektoj Lubotenin, është ekip i mirë, por kisha pak mosmarrëveshje me ta po ashtu edhe nuk kisha hapësirë të mjaftueshme.

“Bota sot”: Çfarë u motivon më shumë në volejboll, e çfarë u pengon?

Art Tërstena: Më motivon fakti që kemi shumë talent në Kosovë, por me demotivon apo me dëshpëron fakti, pse ne duhet patjetër të marrim lojtarë nga jashtë Kosove dhe të na pengojnë ne të rinjve që të mos mundemi të ngritemi në volejboll.

“Bota sot”: Merreni edhe me volejboll, edhe me art, sa është vështirë, kur dihet se janë dy bota diametralisht të kundërta?

Art Tërstena: Është pak e vështirë, por janë dy gjëra që janë të ndryshme dhe që i bëj më shumë përkushtim të dyja.

“Bota sot”: Volejbolli apo artin, cili e ke më me për zemër?

Art Tërstena: Me për zemër e kam artin, sepse atë e bëj qe i vogël, ndërsa me volejbollin merrem me shumë se dy vjet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat