Kalludra: Kjo është medalja e parë pas pranimit në Evropë

Volejboll

Kalludra: Kjo është medalja e parë pas pranimit në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:46
KV Kosova U-18

Jo vetëm volejbolldashësit i janë gëzuar suksesit të kombëtares së Kosovës U-18 në konkurrencën e femrave. Volejbollistet e reja të Kosovës bënë paraqitje të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe u stolisen me medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik U-18, që u mbajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Përzgjedhësja e Kosovës U-18, Olta Kalludra, i vlerëson lart vashat si për angazhim po ashtu edhe për cilësinë që treguan ndaj rivalëve. 

“Ekipi është shumë i mirë dhe unë si selektore e prisja një vend të mirë. Kjo është medalja e parë në volejboll pas pranimit të FVK-së në asociacionet më të larta ndërkombëtare”, thotë Kalludra për gazetën kombëtare “Bota sot”. Çfarë e veçojë më shumë kombëtaren? “Komunikimi dhe bashkëpunimi i te gjithëve trajnerëve dhe vajzave”, tha ajo.  Përzgjedhësja mendon se ka qenë mjaft vështirë, duke e marrë parasysh edhe kohën e shkurtër për përgatitje: “Koha e shkurtër për përgatitje ishte shumë e vështirë. Duhet një përgatitje e ekipit më e gjatë”. Kalludra ka veçuar disa nga lojtaret...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat