Niveli i parë

Volejboll

Niveli i parë

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2017 Në ora: 14:58
Ilustirm

Federata e Volejbollit e Kosovës konfirmoi se në fillim të javës së ardhshme do të organizojë nivelin e parë të kursit për trajnerët. “Të hënën me 21 gusht, ora 9:00, në Prishtinë do të filloj Kursi i trajnerëve të volejbollit, niveli i parë. Kursi do të mbahet për pesë ditë më radhë. Më pas pjesëmarrësit do ti nënshtrohen testit praktik.

Në këtë kurs do të ligjëroj instruktori i FIVB prof. Dan Girleanu. Kursi mbështetet nga Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar”, bëhet e ditur nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat