KV Prishtina F. përgatitë ‘armët’ për rikthim në elitë!

Volejboll

KV Prishtina F. përgatitë ‘armët’ për rikthim në elitë!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2017 Në ora: 13:22
KV Prishtina F. te Mali i Robit

Klubi i volejbollit Prishtina F. përgatitë ‘armët’ për t’u rikthyer në elitën e volejbollit të Kosovës. klubi që u ankua se u larguan nga elita pa meritë, ka mobilizuar radhët dhe synon kreun në LIgën e Parë. Ky klub drejtohet nga ish volejbollistja e mirënjohur Ganimete Gërbovci dhe ka parësore që volejbollistet ti përgatitë në çdo aspekt.

Trajnerja Gërbovci e ka më së të qartë edhe situatën dhe konkurrencën në ligë, por  synimi kryesor është rikthimi në elitë. Burimet brenda këtij klubit thonë se kushtet janë shumë të mira, stërviten me intensitet të shtuar dhe një periudhë u përgatiten edhe të Mali i Robit në Shqipëri. Kjo fotografi është te Mali i Robit, ku konfirmoi se është një atmosferë që e lakmojnë të tjerët.

Disa ekipe ia kanë frikën KV Prishtinës sidomos Gërbovcit si trajnere që synon të përgatitë ekipin ‘si eksploziv’. Kryetari i klubit Mehdi Mehmeti, si gjithmonë i angazhuar dhe në krijimin e kushteve të mira, kërkon që të bëj një ekip që të jetë shembull për të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat