Volejbollistja shqiptare vazhdon karrierën në Sllovaki

Volejboll

Volejbollistja shqiptare vazhdon karrierën në Sllovaki

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 19:25
Sava Thaka

Volejbollistja shqiptare Sava Thaka do të luajë në Sllovaki sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018, duke firmosur një kontratë me skuadrën e BK 97 Stova. Lajmin e ka konfirmuar vetë volejbollistja korçare, që ka deklaruar se e pret një aventurë e re, këtë herë në një kampionat të ri, siç është ai i Sllovakisë.

Thaka sezonin e kaluar debutoi në një kampionat jashtë Shqipërisë, ku u aktivizua në Poloni, me ekipin e KSZO Ostrowiec. Paraqitja e mirë në këtë kampionat, por edhe në ekipin kombëtar, ka bërë që Thaka të ketë disa oferta, duke zgjedhur të luajë në Sllovaki. BK 97 Stova, në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ka konfirmuar ardhjen e volejbollistes shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat