FSHV organizon kursin e trajnimit me klubet

Volejboll

FSHV organizon kursin e trajnimit me klubet

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 10:36
Nga seminari për mbajtjen e protokollit elektronik dhe statistikave të ndeshjes

Federata Shqiptare e Volejbollit ka organizuar gjatë dy ditëve të fundit (19-20 shtator) kursin e trajnimit për mbajtjen e E-Scoresheet (protokolli elektronik) si dhe DataVolley (statistikat). Ky trajnim u krye në mjediset e sallës sportive “Feti Borova” në Tirana Olimpik Park, me pjesëmarrjen e mjaft përfaqësuesve të klubeve dhe me asistencën e specialistëve të kompanisë DataVolley, duke instruktuar të gjithë të pranishmit.

Këtë sezon, FSHV do të aplikojë për herë të parë protokollin elektronik dhe mbajtjen nga skuadrat të statistikave nëpërmjet teknologjisë, ku të gjithë mund të shohin “live” rezultatet e ndeshjeve. Futja e teknologjisë është një hap i rëndësishëm në modernizimin e volejbollit, duke ndihmuar në radhë të parë vetë skuadrat për të nxjerrë në pah mangësitë dhe rregullimin e tyre në kohë reale.

Federata Shqiptare e Volejbollit falënderon skuadrat e Erzenit dhe Tiranës, të cilat u treguan të gatshme për zhvillimin e një ndeshje miqësore, ku u aplikua dhe u demostruan këto risi. Të gjithë të pranishmit në këtë trajnim patën mundësi të aplikojnë “live” këtë sistem të ri. FSHV falenderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim dhe përfiton nga rasti t’i uroj suksese në sezonin e ri sportiv 2017-2018, i cili do të startojë këtë fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat