Në rast të dorëheqjes apo shkarkimit të tërë Bordit

Volejboll

Në rast të dorëheqjes apo shkarkimit të tërë Bordit

Nga: Blerim Gërguri Më: 2 tetor 2017 Në ora: 14:36
Blerim Gërguri

Me datën 20.09.2017 shumica e anëtarëve të Bordit të FVK-së ka dhënë dorëheqje, gjegjësisht shtatë nga gjithsej nëntë sa ka numëruar Bordi. Ky veprim tërheq pasojat konform Nenit 20.Pika 4 e Statutit te FVK-së i cili thotë:

4. Në rast të dorëheqjes apo shkarkimit të tërë Bordit, apo shumicës së anëtarëve të tij, Kuvendi do të zgjedhë një trup udhëheqës (Këshilli i Përkohshëm Udhëheqës) nga radha e delegatëve të Kuvendit, të përbërë nga 5 anëtarë, i cili do të kryejë funksionet e Bordit deri në mbledhjen e radhës së Kuvendit, në të cilën do të zgjedhën organet e reja. Afati për mbajtjen e mbledhjes së tillë të Kuvendit nuk mund të jetë më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjes së trupit punues në fjalë. Në rast të tillë, përgjegjës për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Federatës dhe organizimin e Kuvendit janë Këshilli i Përkohshëm Udhëheqës, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës dhe punonjësit e shërbimit administrativ- profesional të saj.

Për ta patur me të qarte se kush janë anëtarët e Bordit, ose organet e Bordit siç thotë në Nenin 20 Pika 4, i referohemi  Nenit 19 Pika 1, i cili në mënyrë të prerë e saktëson:

Neni 19

1.  Bordi numëron gjithsej 11 anëtarë dhe përbëhet nga: Kryetari, dy (2) nënkryetarë dhe tetë (8) anëtarë.     Kandidati për anëtar te Bordit duhet ti plotësoj këto kushte: a. Të jetë shtetas Kosovar,  b. Të ketë arsim të lart,  c. Të ketë figurë të pastër morale, d. Të mos jetë njëkohësisht trajner, arbitër, vëzhgues, lojtar, kryetar apo sekretar i ndonjë klubi, ose pas zgjedhjes si anëtar i Bordit të pezulloj veprimtaritë e lartshënuara.

Andaj rrjedhimisht për momentin FVK-ja është pa Bord udhëheqës  (Kryetar, Nënkryetar dhe anëtar Bordi), deri ne Mbledhjen e Kuvendit ku do të zgjidhet Këshilli i Përkohshëm udhëheqës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat