Paraqitje mbresëlënëse nga Vesa

Volejboll

Paraqitje mbresëlënëse nga Vesa

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 11:45
Vesa Shabani

Në ndeshjen që KV Drita nga Gjilani e zhvilloi me ekipin e KVF Ferizaj, fitoi me rezultat 3:0, është paraqit në formacionin startues lojtarja Vesa Shabani e cila këtë vit kaloi nga ekipi i junioreve tek ekipi i parë!

Vesa në këtë takim arriti që me mjaft sukses ta zëvendësoj lojtaren Ronita Leka e cila për shkak të një lëndimi të krahut nuk ishte e gatshme për këtë takim, ku Vesa për gjatë gjithë ndeshjes tregoi që ka talent dhe se në një të ardhme të afërt do të jetë një lojtare konkurruese në ekipin e parë!

Sa i përket lojtareve të reja të cilat patën hapësirë në këtë takim, paraqitje mjaft të mirë pati edhe Elmira Asani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat