Tifozi ndërron jetë në tribunë, shtyhet ndeshja

Volejboll

Tifozi ndërron jetë në tribunë, shtyhet ndeshja

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 12:20
Ilustrim

Në kohën që spikeri i ndeshjes do të niste publikimin e emrave të dy skuadrave që do të luanin në një ndeshje volejbolli në kampionatin italian të meshkujve mes Civitanova dhe Ravenna, ka ndodhur një dramë në shkallët e stadiumit. Një person 61-vjeçar që në ato momente po ngjiste shkallët për t’u ulur për të parë ndeshjen, është rrëzuar papritur në tokë pa ndjenja.

Disa persona shkuan për të ndihmuar dhe më pas edhe stafi mjekësor që ishte në stadium shkoi për t’i dhënë ndihmën e parë, por e kotë. Giuseppe Constantino, 61 vjeç ndërroi jetë në stadium, pak minuta para se të niste ndeshja e volejbollit, duke detyruar organizatorët të mos e zhvillonin takimin. Publiku dhe lojtarët në fushë përjetuan një dramë të vërtetë dhe nuk ishin më në gjendje të luanin, ndaj dhe u vendos që ajo të shtyhej, në respekt të viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat