Arsim Lohaj, gabova që të besova!

Volejboll

Arsim Lohaj, gabova që të besova!

Nga: Blend Hoxha Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:07
Blend Hoxha

Debate

Është koha që të flas "për të padrejtat" e Arsim Lohajt gjatë pesë viteve në klubin e volejbollit Luboteni nga Ferizaj. Ishte fillimi i karrierës sime në volejboll dhe kisha 17 vjet kur fillova të merrem me volejboll.  Papritmas më del para një njeri i cili buzëqeshte kur më shihte çdo herë. Ai ishte Arsim Lohaj i cili mban titullin trajner i volejbollit dhe filloi me fjalë të mira që unë të merrem me këtë sport.

Ai dalëngadalë interesohej për mu deri në pikën e fundit, duke më vlerësuar si një talent të madh dhe nuk e kuptoja se e ka apo jo përnjëmend. Ai më përcillte në çdo hap si talent dhe sigurisht se priste shumë nga unë në lojën e volejbollit. E çmoja mundin ai që e bënte në çdo minutë për mua, sa krijova një bindje se ai do të investonte shumë në talentin që shihte të unë. Megjithatë, as nga unë nuk mungonte respekti që kisha për Arsimin, sepse ndihesha krenar për një trajner që interesohej për mua. Këshillat e tija më bënë mua të luaja mirë ashtu siç deshi ai dhe pas një kohe filloj të flasë ai, që nuk e kuptoja. Pra pas tre vjetësh që isha aty. As vetë nuk e kuptoja "çka fliste".

Ai më thoshte se je lojtar i të ardhmes, prapë i besoja sepse sipas shumë njerëzve, që më thoshin: Ki element volejbollisti. Erdhi koha që të nënshkruaj kontratë për 5 vite ku isha, diçka shumë serioze në tavolinë dhe ndihesha mjaft i relaksuar, por edhe i gëzuar. Kohët po kalonin dhe unë u bëra shumë i mirë, ku edhe fliste për startimin tim në at Klub. Por dalëngadalë ajo buzëqeshje në fytyrën e tij u shua dhe mllefin që e kishte, ishte diçka që nuk e kuptoja ndaj meje! Nuk e kuptoja që kisha një njeri me zemër apo me mendje, ku ta di unë se çfarë mendonte dhe me ndjenja të dyanshme: sportive apo antisportive! Papritmas erdhi ajo që e doja unë shumë: Një fanellë me mbishkrim Hoxha, aty e kuptova që Lohaj "po planifikonte me..."

Autori është volejbollist i AS Vushtrrisë

Qëndrimet nuk janë të redaksisë 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat