Vazhdojnë fërkimet e ashpra në volejboll

Volejboll

Vazhdojnë fërkimet e ashpra në volejboll

Nga: K.Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:12
Blerim Gërguri e Abedin Ibrahimi

Volejbolli është nga sportet që sa mbahet mend ka fërkime të llojeve të ndryshme dhe po ashtu ende vazhdojnë madje me një gjuhë të ashpër. Ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Blerim Gërguri, godet dikur kryetarin e tij, Abedin Ibrahimi. “Duke qene Sekretar Gjeneral i FVK-se në detyrë, e kam obligim dhe përgjegjësi tua sqaroj shtrembërimet që u janë bërë Vendimeve të Mbledhjes së Këshillit të Përkohshëm Udhëheqës të FVK-së, në të cilën mbledhje normalisht kam qenë i pranishëm.  Së pari Këshilli i Përkohshëm Udhëheqës i ka sqaruar kryetrajnerit të KV Kastrioti dhe anëtarit te Këshillit të Përkohshëm, z. Ibrahimi, se ai nga data 20.09.2017 nuk e posedon postin e Kryetarit te FVK-së, konform Vendimit të Mbledhjes së fundit të Kuvendit të FVK-së, ku është zgjedhur Këshilli i Përkohshëm, i cili ka për detyrë të parapërgatit Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku do te zgjidhen organet e reja udhëheqëse, dhe atë:

Kryetari, dy Nenkryetarë dhe gjashtë anëtarë të Bordit të FVK-së.  Për këtë arsye, Këshilli ka vendosur, në Piken 5, që çdo komunikim zyrtar të dërgohet dhe nënshkruhet nga Anëtaret e Këshillit, e jo nga z. Ibrahimi, i cili është vetëm njeri nga pesë anëtarët e këtij Këshilli. Gjithashtu iu tërhoq vërejtja z. Ibrahimi rreth Kërkesës së bërë në Zyrën Ligjore të MKRS-së, se atë ka patur të drejtë ta dërgoj në emër të vetin personal, e jo në emër të FVK-së, e aq me pak në emër të Kryetarit.     Këshilli i Përkohshëm Udhëheqës me të drejtë shfaqi dyshimet e veta rreth vërtetësisë së një shkrese të prezantuar nga z. Ibrahimi te cilën kinse e paska dërguar një zyrtar i Zyrës Ligjore, e cila shkresë nuk posedon as numër të protokollit, as nënshkrim të zyrtarit, e as vulë të MKRS-së. Andaj vendosi që dy anëtarë të Këshillit të hetojnë këtë çështje, e asnjëherë nuk ka vendosur që ajo ti prezantohet Kuvendit Zgjedhor, dhe Kuvendi të vendos për të. Pra, ky është një manipulim i nivelit te ulët i z. Ibrahimi dhe vartësve të tij me vendimet e marra nga Këshilli.

Rrjedhimisht, nga krejt kjo, data e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor është 16.12.2017, ku do të zgjedhën Organet e reja udhëheqëse t[ FVK-së: Kryetari, dy Nënkryetarë dhe gjashtë anëtarë Bordi, konform Statutit të FVK-së. Andaj të gjithë të interesuarit për këto poste udhëheqëse të FVK-së, duhet të parapërgatiten konform Statutit te FVK-së”, shkruan Gërguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat