Gjinovci: Synimi ynë, loja e bukur dhe me rendiment

Volejboll

Gjinovci: Synimi ynë, loja e bukur dhe me rendiment

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:45
Bahri Gjinovci në aksion

Volejbollisti i mirënjohur, Bahri Gjinovci, anëtar i KV Prishtina Voley,  tha se puna ishte arma që vulosi titullin vjeshtor. “Suksesi i madh për ne, me 7 lojë e 7 fitore është fal punës së palodhshme dhe përkushtimit të madh të trajnerit Kajtazi dhe bashkëlojtarëve arritëm që të jemi kampion vjeshtor”, tha Gjinovci.

A keni shpresuar se do te jeni të parët në vjeshtë, para një Lubotenit që hiqej favoritë? “Suksesi ynë prej 7 ndeshjeve në 7 fitore nuk është arritur rastësisht, kemi punuar dhe jemi përgatitur për këtë suksese, edhe pse kundërshtarët tonë nuk na kanë llogaritur si favoritë, ne ishim befasia për ata dhe për volejbolldashësit.  Forca jonë ishte loja moderne e volejbollit me sulme shumë të shpejta, me bollëk efektiv dhe me mbrojtje shumë të suksesshme”, theksoi ai.  A e vlerësoni favoritë kryesore Prishtinën për titull? “Natyrisht po, e vlerësojmë si favorite kryesore për titull, duke pas parasysh që jemi një ekip me lojtar cilësorë, me përvojë të madhe dhe po ashtu me disa lojtarë perspektiv, dhe nuk do të ishte e kënaqshme për ne, nëse mendojmë të dorëzohemi.

Besoj që të vazhdojmë kështu deri në fund pa i nënçmuar ekipet kundërshtare sepse kemi parasysh që kemi një rrugëtim pak të vështirë deri në finalizimin e saj. Mirëpo, duke kombinuar përvojën dhe lojtaret perspektiv që kemi mendojmë që do të jemi pretendentet kryesorë për titull”, shpreh optimizmin Gjinovci. Ai tha se nuk janë në presion as të Lubotenit dhe as të Therandës: “Nuk do të jemi në presion të asnjë skuadre, kemi planet tona, vizionin tonë për të ardhmen, imperativi ynë nuk është me çdo kusht titulli, por loja e bukur dhe me rendiment, besoj që këto do t’i realizojmë me suksese dhe do t’i fitojmë trofetë e çmueshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat