Një urim i çuditshëm për Vitin e Ri respektivisht për kryetarin e rizgjedhur të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi. Urimi interesant dhe i çuditshëm është nga Mehdi Mehmeti, kryetar i klubit Prishtina F. (femrat).
“Urime vitin e ri kryetar i kontestuar i FVK-ës! Nuk e di se si ndiheni?! Këtyre ditëve ku me dashje humbë shpresat e gjyqtarëve, klubeve për përmbylljen e borxheve! Sukseset për të cilat trumbetojshe në RTK po dalin se të gjitha janë fallco.
Ju kam thënë se larg je me menaxhimin e financave. Duhet të ju vije turp për mosrealizimin e mëditjeve të: gjyqtarëve, lojtarëve që morën pjesë në reprezentacione, trajnerëve, klubeve të shpallur kampion dhe punëtorëve sportiv të volejbollit. Shpresa e lartpërmendurve për festat e fundvitit, këto para do ju ndreqnin festat.
Shpresat simbas gjasave siç duket ju kanë humbur edhe për këtë vit. Një klub nuk është fajtor, për keqmenaxhimin tuaj. Shkeljet dhe mos raportimi i raportit financiar është rezultat i ndaljes së buxhetit nga MKRS-ja”, shkruan mes të tjera Mehmeti.