Kastrioti anulon fluturimin, shkak mjegulla, por më vonë udhëtuan

Volejboll

Kastrioti anulon fluturimin, shkak mjegulla, por më vonë udhëtuan

Më: 10 janar 2018 Në ora: 11:41
Kastrioti e nis vitin 2018 në arenën ndërkombëtare.

Kastrioti e nis vitin 2018 në arenën ndërkombëtare. Sot, me fillim nga ora 18:30, në qytetin Orivesi në Finlandë, klubi i volejbollit Kastrioti nga Ferizaj në konkurrencën e femrave, do ta zhvillon ndeshjen e kthimit kundër ekipit OrPo ORIVESI, në kuadër të garës Challenge Cup.

Ekipi ferizajas dje në mëngjes është nisur për në Finlandë, mirëpo fluturimi është anuluar për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës, dhe është dashur që të presin deri në mbrëmje për të fluturuar, ndërsa në Finlandë do të arrijnë sot.

Ju kujtojmë se ndeshjen e parë në Ferizaj e fitoj ekipi finlandezë me rezultat 0:3.

Federata e Volejbollit e Kosovës uron për një paraqitje sa më të mirë të KV Kastriotit nga Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat