Pak lëvizje në volejboll

Volejboll

Pak lëvizje në volejboll

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 10:42
Pamje nga një ndeshje

Përfundoi afati kalimtar dimëror për volejbolliste dhe volejbollistë.  Disa skuadra u përforcuan në bazë të mundësive, por në fakt ka qenë afat i varfër dhe me pak lëvizje! Sipas faqes së Federatës së Volejbollit të Kosovës, këto janë lëvizjet në Superligën e Kosovës: Alfred Pllana nga AS Vushtrria kalon në KV Prishtina Volley, Lendrit Berisha nga Theranda në Prishtina Volley, Jeton Rudari nga Prishtina në KV Prishtina Volley, Izjadin Azemi nga Drenica te Luboteni, Valmir Demi nga KV Prishtina në Luboteni. Blerton Hyseni, Shqipron Krasniqi, Dardan Rushiti, Nuhi Tërshani, Shpend Rushiti, Elmi Haliti, Adonis Hyseni dhe Fatlum Hajrizi, të gjithë nga Ferizaj kalojnë te Luboteni. Ndërkaq, transferet ndërkombëtare janë: Adriatik Kajtazi nga Shqipëria në Prishtina Volley, Zoran Gjorgjevski nga Maqedonia në Pejë, Nikolin Qafarena nga Shqipëria në Pejë, Fedis Kardoviç nga Mali i Zi në Drenicë. Kërkesat e transfereve ndërkombëtare janë: Junior Cesar Tavares nga Brazili në Luboten, Mirela Kajiç nga Mali i Zi në Prishtinë, Hajra Tarbanis nga Mali i Zi në Prishtinë dhe Norgen Baruti nga Shqipëria te Theranda. Në konkurrencën e femrave, transferet ndërkombëtare janë: Sandra Nonevska nga Maqedonia në Ulpianë të Lypjanit, Emilija Popjadanovska nga Maqedonia në Ulpianë, Herta Jahja nga Shqipëria në Drenas, Sofije Richlieva nga Maqedonia në Drenas, Eleoora  Jerrmilova nga Maqedonia në Prishtina Volley dhe Livia Xhaferaj nga Shqipëria në Gryka. Si në konkurrencën e femrave po ashtu edhe të meshkujt pretendojnë se kanë bërë përforcimet e duhura për pjesën e dytë të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat