KV Prishtina – F. me shumicën e kryesisë femra, shembull për të gjitha klubet! - Bota Sot
KV Prishtina – F. me shumicën e kryesisë femra, shembull për të gjitha klubet!

Volejboll

E diel, 21 tetor 2018

KV Prishtina – F. me shumicën e kryesisë femra, shembull për të gjitha klubet!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:13
KV Prishtina-F.

Debate

Duket se disa klube të femrave janë lodhur nga kryesitë 100 për qind me meshkuj dhe tani duan ta ndryshojnë edhe strukturën, të dominohen nga femrat! Shembulli më i mirë dhe që duhet të ndiqet është klubi i volejbollit Prishtina – F. e cila më shumë se 60 për qind të kryesisë e ka me femra!  Një model i ri për sportin tonë dhe që duhet të gjitha sportet e femrave të ndjekin këtë rrugë, sepse do të ishte edhe më e leverdishme, por edhe një pasqyrë më ndryshe.

Për dike do të ishte anormale se si Prishtina-F është e orientuar më shumë se 60 për qind të kryesisë me femra dhe ka pak meshkuj aty. Në strukturën e re janë: Halime Fetahu, kryetare; Arijeta Hyseni, nënkryetare; Mehdi Mehmeti, drejtor; Fejzullah Ademi, sekretar; ndërsa anëtarë janë: Ganimete Gërbovci, Vjosana Hoda, Bedrije Gashi, Isa Xhemajli, Fadil Lumi, Laura Seferi dhe Selvije Vllasi. Ky është një model interesant, shtatë femra e katër meshkuj, plus trajnerja është femër: Ganimete Gërbovci, ndryshe ish volejbolliste e spikatur.  

Ndryshimi që ka bërë KV Prishtina – F. është një mundësi e mirë që të avancojnë edhe më shumë përpara dhe në një të ardhmen të jenë edhe në frymën evropiane.

Sepse ka kohë nëpër klube të ndryshme, që dëgjohen zëra, se ka kryesi vetëm emrin e ka kryesi dhe tërësisht e dominuar nga meshkuj, por janë të pasuksesshëm sidomos në prurjen e mjeteve financiare. KV Prishtina – F. ka një formulë të saj dhe me të cilën edhe mund të arrijnë shumë. Një klub me një kryesi e dominuar nga femrat do të sjellë edhe freski dhe një atmosferë tërësisht me ndryshe. A do të ishte mirë edhe në basketboll, hendboll dhe ekipet tjera të volejbollit të kërkojnë një mundësi të ndryshimit të strukturës së kryesisë, të dominohet me ish sportistet femra dhe të hiqen qafesh një numër i meshkujve, që fare pak kontribuojnë. Kur e themi fare pak kontribuojnë, më së miri mund të shihet në shumicën e klubeve se sa në gjendje të vështirë financiare janë dhe disa klube mezi mbahen në këmbë. A duhet të ndiqet ky model, të gjejnë një sponsorë të mirëfilltë dhe kryesia të jetë tërësisht me sportiste? Kjo është formula që do të çojën shumë përpara sportin. Është një praktikë që duhet të ndiqet dhe jo të shikohet me një sy të shtrembër, sepse do të krijohet një ambient më i shëndoshë. Është hapi i parë i një klubit femëror që mori guximin dhe të ndryshojë strukturën në 60 për qind me femra dhe ndoshta në të ardhmen do të kemi klube edhe me 100 për qind të gjinisë më të bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test