Mehmeti godet rëndë: Mafia e FVK-ës, do të shkojmë në gjykatë! - Bota Sot
Mehmeti godet rëndë: Mafia e FVK-ës, do të shkojmë në gjykatë!

Volejboll

Mehmeti godet rëndë: Mafia e FVK-ës, do të shkojmë në gjykatë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:23
Mehdi Mehmeti

Drejtori sportiv i klubit të volejbollit Prishtina F. është tejet i zemëruar në Federatën e Volejbollit të Kosovës, duke akuzuar shumë rëndë. Ka kohë që Mehmeti përplaset me Federatën dhe kësaj radhe ka drejtuar akuza të rënda. Sipas tij me qëllim nuk i janë regjistruar dy lojtare. “Ju kam shkrua 100 herë, se ju jeni një organizatë “mafioze”. Kësaj radhe “Mafia” FVK-ës parandaloj regjistrimin e dy lojtareve nga Mali i Zi që të regjistrohen në klubin tonë...

Bëhet fjalë për lojtaren Mirela Kajiqi dhe Hajra Tahanis...Lajmëruam emrat e tyre në kohën e rregullt në federatë dhe menjëherë pyetem sekretarin apo “krye mafiozin” për të cilat probleme janë bërë pikërisht për të në këtë federatë... Ky nuk tregon sekretarit për rrugën e mëtutjeshme për regjistrimin e tyre lojtareve. Të nesërme sekretari shkon në federatë për t’u ballafaquar me këtë të sekretarë të ashtuquajtur ai i përgjigjet, se mbrëmë janë mbyllë regjistrimet në VIS.

Image

Kurse komunikimi i djeshëm me shkrim që janë bërë mes sekretarit të klubit tonë askund nuk shkruan se duhet të bëhet regjistrimi në VIS. Ne jemi të vetëdijshëm për çfarë arsye bëhen këto manipulime dhe ka ardhur koha që mos të shkruajmë me nëpër fb po direkt këto shkelje ti adresojmë në gjykate edhe në Krime Ekonomike për të bëmat çfarë po bëjnë një organizate “MAFIOZE” në volejbollin e Kosovës...”, shkruan Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test