Drita fiton turneun ‘Ismet Ramadani’

Volejboll

Drita fiton turneun ‘Ismet Ramadani’

Nga: K.G. Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 16:27
Pamje nga turneu

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani, kampion në fuqi, është fitues i turneut përkujtimor ‘Ismet J. Ramadani’ në volejboll. Në turne morën pjesë Drita, Kastrioti i Ferizajt, SVSK Kumanova dhe Ferizaj. Në emër të familjes foli vajza e Ismet Ramadanit, Arta Ramadani-Luzha. “Ismeti vdiq në vitin 2003 në palestrën e sportit ‘Bill Clinton’ në ndeshjen finale KV Kastrioti – KV KEK-u. Ai dha shumë për gazetarinë dhe sportin dhe frymën e fundit e dha po aty ku edhe filloi karrierën”, thuhet nga KVF Ferizaj. Ismeti ka qenë edhe bashkëpunëtor i gazetës kombëtare “Bota sot”.

Fituese e këtij turneut është Drita, e cila në finale e mundi me 2:0 Ferizajn, ndërsa në vendin e 3-të u radhit KV Kastrioti. Adelajda Prenga u shpall lojtarja më e mirë e turneut, ndërsa ekipi nga Maqedonia ekipi me fair-play.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat