Gjinovci: Sfida me Shqipërinë, një test i rëndësishëm - Bota Sot
Gjinovci: Sfida me Shqipërinë, një test i rëndësishëm

Volejboll

Gjinovci: Sfida me Shqipërinë, një test i rëndësishëm

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:17
Bahri Gjinovci

Trajneri i kombëtares së Kosovës në volejboll (meshkujt), Bahri Gjinovci, beson e shpreson se me të përzgjedhurit e tij do të tregon lojë shumë të mirë në përballje me Shqipërinë, në ndeshjen revyale për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Palestra e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë, nesër është arenë e dy ndeshjeve, e para luhet të femrat (15.00), dhe e dyta te meshkujt: 17.00. Përballja Kosovë-Shqipëri pritet të sjellë sa më shumë shikues në palestër. Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka deklaruar se është një ndeshje e mirëseardhur.

“Kjo ndeshje do të jetë miqësore që do të zhvillohet në mes dy ekipeve për nder të Pavarësisë së Kosovës, por gjithashtu është edhe një test i rëndësishëm dhe i mirë për volejbollistët tanë, mbase këtë vit do të marrim pjesë në eliminatore, pra kjo ndeshje erdhi në momente dhe në kohen e duhur, fal një bashkëpunimi shumë të mirë në mes dy federatave që kanë”, thotë Gjinovci. A besoni në një rezultat pozitiv dhe ku e sheh forcën e ekipit?

“Gjithsesi, besojmë në rezultat pozitiv sepse nuk do të ishte e kënaqshme nëse ne mendojmë të dorëzohemi. Kemi një strukturë të mirë të djemve, forca jonë do të mbështetet në lojën moderne të volejbollit, sulme të shpejta, bllok efektiv dhe besoj në mbrojtje të suksesshme”, ka thënë ai. Gjinovci tregon se çfarë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test