Pse nuk iu drejtohesh prokurorisë Mehdi Mehmeti nëse i ke gjithë ato fakte?

Volejboll

Pse nuk iu drejtohesh prokurorisë Mehdi Mehmeti nëse i ke gjithë ato fakte?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:32
Mehdi Mehmeti

Mehdi Mehmeti, kryetar i klubit të volejbollit Prishtina femrat, sërish ka drejtuar një mal akuzash në adresë të Federatës së Volejbollit të Kosvës, kryekëput ka atakuar kryetarin e këtij asociacioni, Abedin Ibrahimi. Mehmeti pretendon se ka fakte e fakte me bollëk dhe ka numëruar disa nga keqpërdorimet që janë bërë. “2.000,oo franka. Sa keqpërdorime janë bërë në federatën tonë?! Janë të mbyllura në sirtarët e FVK-ës. Pra nuk ka qasje askush, pos kryetarit të kësaj federate. E sa i përket 2.000 frankave kemi sepse këto mjete janë paguar për një lojtare të reprezentacionit të Kosovës.

Arsyeja e pagesës së këtyre mjeteve janë paguar për përforcimin e reprezentacionit tonë. Sot me 13.02.2018 në RTK-ën e Artan Muhaxherit zëdhënësit të kësaj federate, shoh këtë lojtare se përshëndetet nga loja aktive në reprezentacionin e Kosovës...Mbeta i shtangur se si kjo lojtare, me vetëm një apo dy paraqitje në cilësinë e organizatores së reprezentacionit sot u përshëndet nga loja aktive e organizatores së reprezentacionit! Si do ti arsyetojmë këto 2.000 franka zvicerane të cilat ju paguan FIVB-ës. Mendimi im është se këto para janë pagua me mençuri. Pse të dëmtohet klubi i kryetarit kur munden të dëmtohen të gjitha klubet e Fvk-ës për këtë transfer ndërkombëtar, ku kjo lojtare ishte e regjistruar në Vis si lojtare e Shqipërisë. Po ndoshta edhe kjo lojtare ka mundë të regjistrohet si tjerë lojtar e lojtare vendore se edhe kjo ka pasaporte të Kosovës.

Image

Shkrimi origjinal i Mehdi Mehmetit

Ky kryetar ka në dorë të gjitha subvencionet të cilat i ndau shteti, kontrollon bordin e zgjedhur me shkelje flagrante të statutit dhe rregullores së FVK-ës. Kontrollon bordin, dirigjon komisionet dhe shumicën e klubeve që e mbrojnë, dhe janë të shitur me pak. Një vendim i bordit me shkelje te rregullores dhe statutit të FVK-ës, ju dha dritë jeshile të gjithë lojtareve dhe lojtarëve falso që të aktivizohen pa kalimin e tyre në VIS. Nuk ka problem nëse është në kundërshtim me rregulloret e CEV-it. Sepse ka Boriciqin kryetar të Cev-it dhe ai do ta mbroje prapë. Këtë ves të falsifikimeve kryetari jonë e ka në gjak, sikur i droguari për drogën dhe kumarxhiu për kumorin. Deri kur do të tolerohen këto shkelje te rregulloreve dhe deri kur do te keqpërdoret paraja e këtij shteti të varfër”, shkruan Mehmeti në profilin e tij në facebook.  Shtrohet pyetja, Mehmeti nuk është hera e parë që akuzon federatën dhe pse iu drejtohet prokurorisë nëse i ka gjithë këto fakte? Kjo është e çuditshme apo jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat