Drita dëshmoi forcën

Volejboll

Drita dëshmoi forcën

Më: 26 mars 2018 Në ora: 10:55
KV Drita

Në një atmosferë spektakolare që u krijua nga ‘Intelektualët’ dhe qytetarët gjilanas, Drita ka arritur që ta mposht ekipin e Skenderajt me rezultat 3:1 në sete dhe kështu e vërtetoi që me të vërtetë është krenaria e qytetit. “Vashat e Dritës, të emocionuara nga përkrahja e tifozëve, nuk e filluan lojën në mënyrën më të mirë dhe se seti i parë i iku nga duart për t’u rikthyer fuqishëm në setet tjera vijuese dhe për ta përmbysur epërsinë nga 0:1 në sete dhe për ta mbyllë ndeshjen me rezultat 3:1 në favor të saj! 

Image

Rezultatet

Klubi jonë i falënderon të gjithë të pranishmit që ishin në përkrahje të klubit tonë dhe ju premton që në fund të sezonit do t’i shpërblejë me trofe, ashtu siç kemi bërë në 4-5 vitet e fundit. Drita, kurrë nuk do të ec vetëm!”, bëhet e ditur nga KV Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat