Drita apo Skenderaj, cila më afër titullit?

Volejboll

Drita apo Skenderaj, cila më afër titullit?

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:40
Pamje nga një ndeshje

Sot në Pallatin e Sporteve "Bashkim Selishta - Petriti" në Gjilan, do të zhvillohet ndeshja e tretë e serisë së finaleve të Play-Offit në Superligën e femrave në volejboll.

Drita dhe Skënderaj e kanë fituar nga një duel në dy finalet e para dhe të enjten do të përcaktohet fituesi I Kampionatit të Kosovës në volejboll.
Në 3 edicionet e fundit, këto dy skuadra I kanë fituar titujt, me Skenderajn që kishte rrëmbyer titullin e parë në histori para 3 viteve, kurse në dy ediucionet e fundit Drita është shpallur kampion.

Ndeshja e tretë e play-offit në Superligën e femrave zhvillohet të enjtën nga ora 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat