Prishtina F. është anëtare e elitës së volejbollit të Kosovës (femrat). Synimet e klubit prishtinas janë që të jenë arrë e fortë për çdo ekip dhe mos të mendojnë për pjesën e poshtme të tabelës. Merret vesh se Ganimete Gërbovci, trajnere e Prishtina F. shikon sikurse me llupë disa nga lojtaret në ekipet tjera, që gjatë afatit kalimtar t’i transferon në klubin e saj.
Ajo shikon disa lojtare, si në Skenderaj, Prishtina Volley, Dritë Gjilanit, Kastriotin e Ferizajt etj. Megjithatë, burimet bëjnë me dije se Gërbovci me disa ka një lloji pajtimit që të bëhen pjesë e Prishtina F. por ende nuk janë dakorduar për të gjitha detajet. Me gjasë do të largohet edhe ndonjë lojtare nga ekipi që konsiderohet edhe si tepricë.