Shqipëria përgatitet për Ligën e Europës, mund 3-0 Kosovën në miqësore - Bota Sot
Shqipëria përgatitet për Ligën e Europës, mund 3-0 Kosovën në miqësore

Volejboll

Shqipëria përgatitet për Ligën e Europës, mund 3-0 Kosovën në miqësore

Më: 9 maj 2018 Në ora: 21:24
Foto nga ndeshja

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, fitoi sot në mbrëmje 3-0 ndaj asaj të Kosovës, në një ndeshje miqësore zhvilluar në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”. Ky aktivitet ishte pjesë e kupës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” që u organizua nga Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Federatën Kosovare të Volejbollit. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jani Melka patën epërsi në fushë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, duke u treguar më të saktë se miqtë nga Kosova dhe e merituan fitoren.

Seti i parë ishte totalisht nën komandën e kuqezinjve, që krijuan një epërsi të lehtë që në fillim dhe e administruan deri në fund, duke fituar me shifrat 25-21. Më i bukur seti i dytë, sidomos në pjesën e parë, kur miqtë nga Kosova rivalizuan disi, por shpejt Shqipëria tregohet më superiorë në parket, duke rikuperuar dhe fiton 25-19. Volejbollistët kuqezinj nuk e ulin ritmin as në setin e tretë, ku dominojnë në fushë gjatë gjithë kohës, duke e thelluar avantazhin me kalimin e minutave dhe fitojnë 25-19 e krejt ndeshjen 3-0.

Kjo ndeshje ishte një test i mirë për volejbollistët kuqezinj, që më datën 20 maj do të debutojnë në Ligën e Europës, së bashku me kombëtaren e femrave. Shqipëria ndodhet në “Grupin e Argjendtë” të këtij eventi, me shpresën që të arrijë të kualifikohet në fazën finale. Prej 3 ditësh, volejbollistët kuqezinj janë grumbulluar në Tiranë dhe do të vijojnë përgatitjet për këtë event europian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test