Shqipëria përgatitet për Ligën e Europës, mund Kosovën në miqësore - Bota Sot
Shqipëria përgatitet për Ligën e Europës, mund Kosovën në miqësore

Volejboll

E enjte, 18 tetor 2018

Shqipëria përgatitet për Ligën e Europës, mund Kosovën në miqësore

Më: 10 maj 2018 Në ora: 12:13
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, fitoi 3:0 ndaj asaj të Kosovës, në një ndeshje miqësore zhvilluar në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”. Ky aktivitet ishte pjesë e kupës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” që u organizua nga Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Federatën Kosovare të Volejbollit. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jani Melka patën epërsi në fushë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, duke u treguar më të saktë se miqtë nga Kosova dhe e merituan fitoren.

 

Seti i parë ishte totalisht nën komandën e kuqezinjve, që krijuan një epërsi të lehtë që në fillim dhe e administruan deri në fund, duke fituar me shifrat 25-21. Më i bukur seti i dytë, sidomos në pjesën e parë, kur miqtë nga Kosova rivalizuan disi, por shpejt Shqipëria tregohet më superiorë në parket, duke rikuperuar dhe fiton 25-19. Volejbollistët kuqezinj nuk e ulin ritmin as në setin e tretë, ku dominojnë në fushë gjatë gjithë kohës, duke e thelluar avantazhin me kalimin e minutave dhe fitojnë 25-19 e krejt ndeshjen 3-0.

Kjo ndeshje ishte një test i mirë për volejbollistët kuqezinj, që më datën 20 maj do të debutojnë në Ligën e Europës, së bashku me kombëtaren e femrave. Shqipëria ndodhet në “Grupin e Argjendtë” të këtij eventi, me shpresën që të arrijë të kualifikohet në fazën finale. Prej 3 ditësh, volejbollistët kuqezinj janë grumbulluar në Tiranë dhe do të vijojnë përgatitjet për këtë event europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test