Mehmeti po tronditë dikë, kërkon lojtare edhe në Kubë!

Volejboll

Mehmeti po tronditë dikë, kërkon lojtare edhe në Kubë!

Nga: K.Goca Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:09
Mehdi Mehmeti

Elita e volejbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave, do të ketë një pamje më të mirë dhe do të rritet edhe rivaliteti me anëtarin e ri, Prishtina F.  Drejtori i klubit Prishtina F., Mehdi Mehmeti,  po shikon tregun e jashtëm që të përforcohet  me lojtare cilësore dhe madje disa nga klubet edhe mund t’i tronditë.

“Jemi në kërkim të lojtareve, klubi jonë i ka dyert e hapura për çdo të interesuar. Por shënjestra jonë është tek lojtaret nga Barbadosi dhe lojtare nga Europa. Në koordinim me trajneren dhe kryetaren shënjestrat tona na çojnë edhe kah Kuba. Rrini të qetë se në korrik do t’i mësoni përforcimet tona”, ka thënë Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat