Liga e Europës, Shqipëria përmbys Austrinë dhe fiton 3-2 - Bota Sot
Liga e Europës, Shqipëria përmbys Austrinë dhe fiton 3-2

Volejboll

E enjte, 18 tetor 2018

Liga e Europës, Shqipëria përmbys Austrinë dhe fiton 3-2

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 00:54
ilustrim

Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi 3-2 ndaj Austrisë, në ndeshjen e luajtur sot në mbrëmje në Enns të Austrisë dhe e vlefshme për Grupin B të Ligës së Europës. Një fitore me përmbysje e kombëtares kuqezi, që ishte në disavantazh 0-2 me sete, por nuk u dorëzua dhe arriti të triumfojë 3-2, duke korrur fitoren e katërt në këtë edicion (ka vetëm një humbje). Fitorja e sotme ishte një hakmarrje për disfatën e papritur 10 ditë më parë me austriaket në Tiranë, ndërkohë që kualifikimi në fazën finale është hipotekuar prej kohësh.

Një kombëtare që luftoi fort në të pesta setet, pavarësisht se i humbi dy të parat, por duke qenë gjithnjë në lojë për t’i fituar ato. Në dy setet e para, Austria tregoihet më e saktë në momentet e fundit, duke u shkëputur dhe fituar 25-21 e 25-22 në dy setet e para. Ky avantazh duket sikur përgjum disi vajzat austriake, që ulin ritmin, ndërsa Shqipëria ruan ritmin e saj dhe nis të dominojë në fushë. Shumë shpejt vajzat kuqezi përmbysin gjithçka, duke fituar me lehtësi 25-19 setin e tretë dhe 25-16 setin e katërt dhe barazuar 2-2 shifrat e seteve.

Edhe seti final dominohet nga Shqipëria, që ka epërsi dhe fiton 25-11 dhe krejt ndeshjen 3-2, duke korrur fitoren e katërt. Për fat të keq, Austria mbron kreun e renditjes në Grupin B, ndërsa Shqipëria qëndron e dyta, por të dyja ekipet janë kualifikuar për më tej. Interesant fakti se kjo është fitorja e tretë e Shqipërisë jashtë jashtë fushe, ku nuk ka gabuar asnjëherë, ndërkohë që të mërkurën do të presë në Tiranë rivalet e Gjeorgjisë.

Austri – Shqipëri, 2-3 (25-21, 25-22, 19-25, 16-25, 11-15)

AUSTRIA: Duvnjak, Teufl, Bajde, Wallner, Holzer, Epure, Chrtianska, Deisl, Peischl, Maros, Markovic, Schmit, Nesimovic. Trajnere: Svetlana Ilic

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

Gjyqtarë: Igor Schimpl (Sllovaki), Harald Sodja (Austri)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test