Krasniqi: Mos të marrim pjesë në gara europiane e botërore - Bota Sot
Krasniqi: Mos të marrim pjesë në gara europiane e botërore

Volejboll

E diel, 21 tetor 2018

Krasniqi: Mos të marrim pjesë në gara europiane e botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2018 Në ora: 19:03
KV Prishtina Volley

Disa nga klubet elite të volejbollit qoftë të femrat qoftë te meshkujt pretendojnë të riorganizohen më mirë për kampionatin e ardhshëm. Ndër to është edhe klubi i Prishtina Volley (femrat) që ka trajner Naser Krasniqin. “Prishtina Volley nuk është edhe që nuk ka pas ndonjë organizim jo të mirë, por çdo herë kemi nevojë për riorganizime më të mira, duke marr parasysh faktin se ato sjellin freski në ekip. Pra do të kemi një organizim më të mirë se sezonin e kaluar”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Krasniqi tha se po rritet rivaliteti në Superligë, por shpreson se do të jetë edhe më i madh në edicionin e ri.

“Rivaliteti tek ekipet e femrave në Superligë këtë vit ka qenë mjaft i mirë dhe mjaft interesant, duke u bazuar në faktin se në katërshen e ekipeve që ishin pretendente për titull dhe kupa kishim mjaft risi në përbërjen e të gjitha ekipeve si tek ne si tek Drita, Kastrioti dhe Skenderaj. Rivaliteti sipas mendimit tim këtë sezon që po vjen do të jetë edhe më i theksuar, kur them këtë, bazohem në faktin se në dy - tri klube do të kemi ndërrim gjeneratash. Kjo është pozitive mendoj unë”, thotë ai. Trajneri prishtinas, tha se shpresojnë të gjejnë një sponsor të fuqishëm: “Prishtina Volleyt i duhet së pari një sponsor i fuqishëm ose disa sosh në mënyrë që t’i përmirësoj kushtet e punës dhe situatën financiare në klub, faktor ky i domosdoshëm për arritjen e rezultateve kulminante. 

Image

Naser Krasniqi

Pastaj ne kemi problem të vazhdueshëm me infrastrukturë sportive. Palestra ku klubi i senioreve e zhvillon aktivitetin është në Fushe Kosovë dhe ekipi ynë është i detyruar të udhëtoj çdo ditë për një stërvitje dyorëshe. Po prapëseprapë ja dolëm disi duke ju falënderuar miqve tanë që menaxhojnë me ‘shkollën britanike’, në palestrën e së cilës zhvillojmë akoma stërvitjet dhe ndeshjet kampionale me ekipin e parë”. A besoni se do ta mbani primatin në kryeqytet ndaj rivales vendase, Prishtina F. dhe pse konsideroni se jeni më të fortë? “Sa i përket ekipit Prishtina F. dhe ekipit tonë Prishtina Volley, para disa vitesh këto dy ekipe kanë qenë në pozita të tjera jo sikurse janë sot.

Te dy ekipet mbanin epitetin e dy ekipeve më të mira në Kosove dhe ndeshjet mes dy ekipeve gjithmonë janë përcjell me interesim nga shikuesit sepse vërtet kishim kualitet në përbërjet e dy ekipeve. Sot nuk jemi në atë situatë, të dy ekipet në përbërje kanë lojtare të reja në moshë dhe se nuk e konsiderojmë vetëm më të forte se ekipi si motër e kryeqytetit. Te dy ekipet kanë synimet e veta këtë sezon të ri sportiv dhe ato do të bëhen të qarta ndoshta pak para fillimit të garave”, thotë Krasniqi. Shqetësimi më i madh për Krasniqin është cilësia:

“Ajo çka mua me shqetëson në volejbollin tonë është se nuk kemi ngritje të cilësisë në raport me investimet dhe puna që bëhet në klube. Në përgjithësi duhet prapë të jemi të kënaqur se po punohet me lojtare të reja dhe po e kuptojmë gjithnjë e më shumë se aty duhet të fokusohemi në mënyrë që të kemi ekipe kombëtare më të forta dhe më cilësore. Për ta parë veten se çfarë niveli kemi këtë po e shohim në raport me ekipet kombëtare të shteteve të tjera. Si tek femrat po ashtu edhe tek meshkujt duhet të ndërrohet filozofia e punës dhe duhet urgjentisht te kthehemi në bazë duke u mundu me zgjedh një seleksionim më të mirë, me gjatësi më të kënaqshme sepse ky sot ne volejboll është faktor i rëndësishëm për sukses më të mirë. Mendimi im personal është që në gara ndërkombëtare duhet të marrim pjesë disa vite vetëm me ekipe te të rejave dhe të te rinjve dhe duhet që një kohë fare mos të marrim pjesë në gara të nivelit europian e botëror me ekipe nacionale të senioreve dhe seniorëve deri atëherë kur vërtet e shohim se kemi arrit deri diku një standard më të mirë të cilësisë dhe atëherë të futemi në gara me ekipe edhe shumë më të forta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test