Me emrin e Madeleine Albright pagëzohet një klub në Kosovë - Bota Sot
Me emrin e Madeleine Albright pagëzohet një klub në Kosovë

Volejboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Me emrin e Madeleine Albright pagëzohet një klub në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2018 Në ora: 17:08
Me emrin e Madeleine Albright pagëzohet një klub në Kosovë

Madeleine Albright, ish sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjithmonë do të mbetet në kujtesë të shqiptarëve, për ndihmën e madhe që bëri për popullin e Kosovës, në periudhën e viteve të 90-ta, kur Kosova sulmohej nga të gjitha anët nga agresori serb.  

Klubi i të rejave në volejboll Prishtina F. nuk do ta ketë më këtë emër, por tani e tutje është pagëzuar me emrin KV “Madeleine Albright”. “Klubi i të rejave e ka emrin ‘Madeleine Albright’.

Këtë e emër e ka për shkak të ndihmës së madhe që bëri Madeleine Albright për popullin e Kosovës. Ky pagëzim i klubit vije në ditën e Çlirimit të Kosovës dhe kryeqytetit të saj”, tha Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit në koordinim me kryetaren Halime Fetahu.  Trajneri për të rejat është Arjeta Hyseni. Ganimete Gërbovci, kryetrajnere te senioret e Prishtinës dhe Fejzullah Ademi, sekretar i KV Prishtinës F.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test