A do t’i kemi vetëm tri klube për titull dhe mund t’i luhatet karrigia ndonjë trajnerit?

Volejboll

A do t’i kemi vetëm tri klube për titull dhe mund t’i luhatet karrigia ndonjë trajnerit?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:52
KV Drita

Është herët të konstatohet se cilat nga klubet mund të jenë në valle për titullin e kampionit në edicionin e ri në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat).

Sipas asaj që shihet dhe lëvizjet që po bëhen, Drita nga Gjilani, kampione, Kastrioti i Ferizajt, fituese e Kupës dhe Skenderaj, sërish mund të jenë kandidate për titull. Këto skuadra e kanë më më seriozitet dhe me gjasë mund të sjellin edhe përforcime më adekuate edhe pse e gjitha do të varet nga fuqia financiare.

Klubet nga kryeqyteti, si Prishtina Volley dhe Prishtina F. nuk duket se do të jenë energjike edhe në përforcime, edhe me fuqi financiare dhe me siguri më shumë do të vrapojnë pas pozitës së katërt, por mbetet të shihet me kohë se si do të veprojnë apo reagojnë gjatë afatit kalimtar që fillon me 15 gusht.  

Lorik Ilazi si trajner është i paprekshëm te Drita,  po ashtu edhe Ylli Kadriu te Skenderaj, por kjo nuk mund të thuhet edhe për te Kastrioti, Prishtina F, Prishtina Volley dhe klubet tjera. Në fakt Naser Krasniqi është te Prishtina Volley dhe ai aty mund të vendos të rrijë apo jo trajner!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat