A po i presin volejbollistet që të vijnë me tren apo me aeroplan disa klubet e Kosovës?

Volejboll

A po i presin volejbollistet që të vijnë me tren apo me aeroplan disa klubet e Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:04
A po i presin volejbollistet që të vijnë me tren apo me aeroplan disa klubet e Kosovës?

Nga zyra e Federatës së Volejbollit e Kosovës, bëhet e ditur se asnjë kërkesë nuk është bërë deri me tash edhe pse ka një javë që ka filluar afati kalimtar për volejbollistë e volejbolliste. Si te meshkujt dhe si te femrat është një heshtje e thellë. Sigurisht se kërkesat i lënë për ditën e fundit si gjithmonë apo disa klubet me gjithë piskamën që e kanë bërë çarshisë së Prishtinës dhe qyteteve tjera edhe mund të dështojnë në transferime. Ose disa nga klubet po presin që volejbollistet nga jashtë të vijnë me tren apo me aeroplan, për të firmosur ose nuk mund t’ua sigurojnë edhe biletat në mungesë të buxhetit financiar! Gjithçka është e mundshme, por fundi i afatit kalimtar është me 30 gusht dhe aty do të shihet se kush vërtet u përforcua e kush dështojë nga gjithë kjo zhurmë që u bë në ditët e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat