Reprezentuesi i Kosovës i bashkohet Prishtina Volley - Bota Sot
Reprezentuesi i Kosovës i bashkohet Prishtina Volley

Volejboll

E martë, 23 tetor 2018

Reprezentuesi i Kosovës i bashkohet Prishtina Volley

Nga: K. Goca Më: 28 gusht 2018 Në ora: 14:15
Shkëlqim Ismaili përshendetet me Xhavit Kajtazin

Prishtina Volley është përforcuar me reprezentuesin e Kosovës,  Shkëlqim Ismaili. Volejbollisti Ismaili, së fundi ka luajtur për klubin e Therandës. Ai ka 21 vjet dhe luan në pozitën e korrektorit. Drejtuesit e klubit të Prishtinës e vlerësojnë si përforcim i duhur dhe që i rritë më shumë synimet e tyre për edicionin e ri, që fillon në javën e parë të muajit tetor.

Ismaili është ndër lojtarët më të mirë në vendin tonë, i cili ka firmosur për një kampionat me klubin nga kryeqyteti.

Duhet theksuar, se kryetrajner i Prishtina Volley-t është Xhavit Kajtazi, i cili primare ka përforcimet vetëm me lojtarë vendorë dhe të luftojnë për kreun e tabelës dhe Kupën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test