Volejbolli në zi, ndërron jetë Bytyçi! - Bota Sot
Volejbolli në zi, ndërron jetë Bytyçi!

Volejboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Volejbolli në zi, ndërron jetë Bytyçi!

Nga: K. G. Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:15
Volejbolli në zi, ndërron jetë Bytyçi!

Ndërroi jetë Jusuf Bytyçi, njeriu që dha shumë për volejbollin e Kosovës si në kohë të okupimit si në atë të pasluftës. “Federata e Volejbollit e Kosovës ka marrë lajmin e hidhur për kalimin në amshim të anëtarit të bordit të FVK-së, Jusuf Bytyçi. Jusuf Bytyqi do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në edukimin fizik të gjeneratave të reja e me theks të veçantë në ngritjen e volejbollit. Ai si trajner u shqua për punën e zellshme, e aktivitetin e vazhdoj deri në ndarjen e tij fizike nga ne, duke qenë anëtar i bordit të FVK-së. Të shokuar nga ndarja e hershme, FVK shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Bytyçi, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin”, thuhet mes të tjera nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test