Prishtina më e përforcuara, të femrat shumë zhurmë e asgjë!

Volejboll

Prishtina më e përforcuara, të femrat shumë zhurmë e asgjë!

Nga: K. Goca Më: 3 shtator 2018 Në ora: 17:01
Trajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi me Adriatik Berishën

Klubi i volejbollit Prishtina Volley është më i përforcuar në konkurrencën e meshkujve,  ndërsa te femrat shumë zhurmë dhe asgjë konkrete deri me tash. Më së shumti ka lëvizje të volejbollistëve të meshkujt, si Prishtina Volley është përforcuar me Armend Berishën (Theranda), Adriatik Berishën (Theranda), Jon Kajtazin (Vushtrria), Shkëlqim Ismailin (TherandA), Dardan Bajraktarin (Peja), ndërsa KV Peja përforcohet me Agron  Nikçin (Drenica), Milot Bardhi (Drenica).

KV Ulpiana përforcohet me Fisnik Zaskokun (Shpella), Endrit Jasharin (Ferizaj), Allen Azemin (Shpella), Alban Buzukun (Shpella), Leutrim Buzukun (Shpella), kurse Theranda ngjeshë radhët me Liridon Pllanën (Vushtrria), Dardi Pllanën (Vushtrria), Bujar Jasharin (Vushtrria).

Vëllaznimi përforcohet me Berat Behramajn (Drenica),  Ylli Kadriun  (Drenica), kurse Drenica me Qamil Brahimin (Vushtrria), Zekrija Ajvazi (Vushtrria). Luboteni përforcohet me Driton Bytyqin (Tirana), ndërsa AS Vushtrria me Avdyl Pllanën (Vushtrria), Mërgim Fazliun (Vushtrria), Aziz Pllanën (Vushtrria), Florian Berishën (Vushtrria), Samed Zymberin (Vushtrria), Ardian Zymberin (Vushtrria), Denis Rrustemin (Vushtrria), Bejt Zenelin (Vushtrria), Bleart Zenelin (Vushtrria), Sead Tahirin (Vushtrria). Te femrat pak lëvizje.

Drenasi përforcohet me Ardita Jasharin (Trepça), Edona Gjoshën (Trepça). KV Prishtina Volley përforcohet me Anila Martinajn (Prishtina e Re), Anita Xhemshitin (Ferizaj), Era Restelicën (Prishtina e Re), kurse Prishtina F. me Jehona Berishën (lojtare e lirë). Drenica përforcohet me Rukije Mujën (Drenasi), ndërsa Gryka me Mihane Gashanin (Fushë Kosova), Zanfina Xhemajlin (Ak. Drita), Lirigzona Bajramin (Drenasi), Hyrije Goxhulin (Drenasi), Dorina Morinën (Prishtina e Re) dhe Kastrioti rrëmben Melirona Avdullahun e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat