Disa klube të volejbollit përforcimet nga jashtë i mbajnë në kuleta ose në xhepat e farmerkave!

Volejboll

Disa klube të volejbollit përforcimet nga jashtë i mbajnë në kuleta ose në xhepat e farmerkave!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:26
Pamje nga një ndeshje

Një heshtje e pazakontë të klubet e femrave në volejbollin e Kosovës, është fjala të ato që luajnë në elitë! Pak lëvizje në afatin kalimtar dhe një heshtje e pazakontë të disa klubet, që para afatit kalimtar rrahin daullet me aq fuqi sa ekzistonte frika, se ndonjëra nga to do të shqyhet! Erdh e shkoi afati kalimtar, pak lëvizje dhe vetëm tani mbetet të shihet se a do të kemi lëvizje nga tregu ndërkombëtar.  

Disa klube po heshtin dhe e mbajnë kokën teposhtë, sigurisht kanë ndonjë plan apo edhe iu ka shtjerrë xhepi nga ana financiare.  Ndonjë klub sigurisht i ka emrat e përforcimeve të shkruara në një letër dhe i mban ato në kuletë ose në xhepat e farmerkave, por në praktikë asgjë nuk ka zyrtarizuar. Të gjithë shpresojnë se do të përforcohen ndonjëra nga klubet me lojtare cilësore nga jashtë dhe ta rrisin nivelin në konkurrencën e femrave.

“Lutem që përforcimet nga jashtë mos të jenë vetëm sa për t’i mbyllur birat dhe jo për të pasur ndonjë cilësi. Lutem që ato përforcime të jenë të qëlluara dhe jon vetëm sa për të rrah gjoks që prura dikë. Në volejbollin tonë është bërë modë se kush po lavdërohet më shumë, por shpresojmë se dikush do të veprojë në praktikë dhe t’i kënaq zemrat tona me lojtare cilësore. Nuk na duhen  lojtare të 300 apo 500 eurove, por ato të mirat kalojnë shifrat mbi 2000 euro.

A thua kush e ka at kuletë të pasur?”, tha një emër i njohur i volejbollit. Në fakt, klubet kanë të drejtën të marrin lojtaret nga jashtë deri në janar të vitit 2019! Megjithatë është e çuditshme pse asnjëri klub deri tash nuk është përforcuar kur dihet se edhe një muaj nis kampionati dhe atyre përforcimeve që vijnë u duhet kohë të ambientohen!

Sa i përket afati kalimtar vendorë, dihet se ka pasur pak lëvizje, siç janë: Drenasi përforcohet me Ardita Jasharin (Trepça), Edona Gjoshën (Trepça). KV Prishtina Volley përforcohet me Anila Martinajn (Prishtina e Re), Anita Xhemshitin (Ferizaj), Era Restelicën (Prishtina e Re), kurse Prishtina F. me Jehona Berishën (lojtare e lirë). Drenica përforcohet me Rukije Mujën (Drenasi), ndërsa Gryka me Mihane Gashanin (Fushë Kosova), Zanfina Xhemajlin (Ak. Drita), Lirigzona Bajramin (Drenasi), Hyrije Goxhulin (Drenasi), Dorina Morinën (Prishtina e Re) dhe Kastrioti rrëmben Melirona Avdullahun e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat