Prishtina Volley zgjodhi problemin, tani me emër të ri - Bota Sot
Prishtina Volley zgjodhi problemin, tani me emër të ri

Volejboll

E hënë, 22 tetor 2018

Prishtina Volley zgjodhi problemin, tani me emër të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:30
Naser Krasniqi

Kurrqysh nuk i kishte punët para disa ditësh klubi i volejbollit Prishtina Volley (femrat), por tani ka zgjedhur problemin e madh sa i përket anës së sponsorizinmit por në fakt ka ndërruar edhe emrin. Nuk quhet më Prishtina Volley por M – Tegnologie Prishtina V.  Zgjidhja e këtij problemit është edhe meritë e drejtorit sportiv të klubit Naser Krasniqi dhe tani ai ndihet i lumtur, duke projektuar një ekip sa më të fuqishme për kampionatin e ri në Superligën e Kosovës.

“Kemi nënshkruar kontratë sponzorimi me kompaninë M - Tegnologie (pjesë e kompanisë Mabetex) dhe klubit tonë Prishtina Volley F. Marrëveshja është nënshkruar në mes të drejtorit gjeneral të kompanisë z. Rrustem Pacollit dhe mua si drejtor sportiv i klubit.

Synimet e klubit janë që të pozicionohemi sa më mirë në tabelë në garat kampionale. Ekipi nga viti i kaluar ka ndryshime, ka përbërje të re dhe na duhet punë të komponohemi si ekip. Puna nuk do të mungon sepse me ekip punojnë tre trajnerë dhe ambiciet tona do të jenë më të mëdha se më parë”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.   Konkurrenca do të jetë edhe më e fortë me ekipin M – Tegnologie Prishtina V.  “Jemi të vetëdijshëm për konkurrencën që ekziston sot në Superligë dhe shpresoj të kemi rivalitet të shëndoshë.

Ekipi është i përbërë vetëm me lojtarë vendorë dhe se atmosfera është e mirë në klub. Nuk mendoj se jemi akoma në nivelin e dëshiruar, na pret punë e madhe në një konkurrencë të fortë. Kemi Skenderajn, Kastriotin, Dritën dhe Prishtina F. që kanë ambicie të mëdha po ashtu”, tha Krasniqi.  Klubi që rrezikonte të shuhet tai ka aspirata të mëdha në elitë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test