A ka qenë Mehmeti në luftë me FVK-në?

Volejboll

A ka qenë Mehmeti në luftë me FVK-në?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:37
A ka qenë në luftë me FVK-në Mehmeti?

Mehdi Mehmeti ish volejbollist i Universitetit të Prishtinës dhe një periudhë edhe trajner, ka reaguar se asnjëherë nuk ka qenë në luftë me Federatën e Volejbollit të Kosovës.  Mehmeti ka reaguar në emër personal dhe jo si klub. “Asnjëherë nuk kam qenë në luftë me FVK-ën. Edhe topat të cilët i kemi pranua nga FVK janë donacion nga FIVB dhe CEV-i. Po edhe nëse janë donacion apo ndihmë nga FVK-ja prapë po e them se klubi jonë asnjëherë nuk ka pas asgjë të keqe me FVK-ën.

Ne si klub respektojmë institucionet dhe vërejtjet tona çdo herë janë adresua te individët dhe duhet ta dini se klubi jonë është pjesë e FVK-ës. Por jemi një opozitë e fortë kundër atyre njerëzve që punojnë në dëm të FVK-ës dhe në dëm të volejbollit. Faleminderit për 5 topat dhuruar fëmijëve të klubit tonë”, reagon Mehmeti.

Mehmeti pas luftës ka qenë trajner i KV KEK-ut-meshkujt, ku kishte fituar dy herë titullin e kampionit dhe një herë trofeun e Kupës së Kosovës, pastaj me Prishtinën femrat, dy herë kampion dhe një herë fitues i Kupës së Kosovës. Siç merret vesh KV Prishtina F. nuk do të merret më me FVK-në dhe as që ka gjë të keqe me federatën, por do të punojnë për të mirën e këtij sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat