A thua Abedin Ibrahimi nuk i beson as vetes që është kaq i fortë!

Volejboll

A thua Abedin Ibrahimi nuk i beson as vetes që është kaq i fortë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 shtator 2018 Në ora: 13:19
Abedin Ibrahimi

Mjerisht që nuk është në politikë por është kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës. Ky është Abedin Ibrahimi, dikur kryetrajner i Kastriotit nga Ferizaj (femra) dhe që dha shumë për volejbollin dhe në përgjithësi sportin sidomos në kohërat më të vështira, në kohën e okupimit (1991—99). Me një fytyrë herë me vranësira e herë të çelur, me një buzëqeshje herë me zemër e herë nga zori, por që njihet edhe si një llafazan sportiv sa ishte trajner!

Është sikur një diplomat dhe din të luajë edhe lojën sportive! Nuk është tip grindavec, por synon të kontribuon dhe njerëzit e sportit i ka ofruar rreth vetes apo shkurt e shqip profesional! Kur e shikon nga një distancë, duket çehre e rëndë, por kur je afër tij është me një zë ironik, megjithatë sa më shumë rri me të është aq gazmorë dhe mundohet të bëjë gjëra pozitive.

Aty e kupton se në shpirtin e tij ka gjëra sportive. Vitin e kaluar kishte një periudhë goxha të sikletshme dhe ishte krijuar përshtypja: Po e rrëzojnë sot nga Federata e Volejbollit e Kosovës, po e rrëzojnë nesër. Apo siç thoshin disa i ka orët e numëruara në karrigen e tij. Në popull thonë se qingji i butë i thith dy nëna, kështu është edhe me Abedin Ibrahimi, për faktin se nuk u morë me askënd. E shanë, e akuzuan, e quajtën edhe të korruptuar, e matrapazë, nuk lanë gjë pa i thënë. Ose si thonë në popull: Me sharje nuk ka pjellë askush! Abedin Ibrahimi heshti vazhdimisht dhe nuk ia ktheu askujt! Nuk u mor me askënd, bile as çehrja nuk i skuqej nga akuzat se e dinte veten se është i pastër.

Për dikë çehre rëndë për dikë çehre e lehtë, për dikë ironik, për dikë gazmorë, por Abedin Ibrahimi si Abedin Ibrahimi, me frizurën e tij të thinjur, kurrë me gell, doli triumfues dhe edhe disa nga njohësit e këtij sporti thonë: “Nuk ka pasur kurrë aktivitete më shumë se sa sivjet në volejboll”. Abedin Ibrahimi me trup  të rrumbullakët sikurse të ishte ndonjë futbollisti e jo ndonjë trajner volejbolli, diti të dribloi në të gjitha situatat, nuk ka ra në asnjëherë grackë, nuk iu përkul askujt, por i pruri të gjithë rreth vetes. Gradualisht po i fut të gjithë nën ombrellën e tij, dikujt po ia jep një copë më të madhe, dikujt po ia jep një copë më të vogël, dikush ngihet më shumë e dikush më pak, por kryesorja të gjithë po kënaqen nga  shija apo lezeti që janë qoftë trajner nëpër kombëtare qoftë në çështje organizative në kuadrin e FVK-së.

Njeriu i mençur vepron me mendje të qetë, mendon lartë, nuk ngutet e nuk shpërthen as nuk kundërpërgjigjet por gradualisht i fut nën sqetulla të gjithë dhe për secilin ka ngapak byrek e një jogurt. Sepse prindi i mirë kur ju rebelohen fëmijët din edhe ti menaxhoi, njërit i blen këpuca, tjetrit pantallona,  tjetrin e çon në ndonjë dasmë, kalon krizën me ta.  Si në volejboll, dikujt pestë topa, dikujt do fanella, dikujt një post, kryesorja të gjithë i rehatoi dhe i bëri të lumtur! Kjo nuk është politikë, por një menaxhim i mirëfilltë si di një Abedin Ibrahimi, një profesor dhe që mendon për të gjithë dhe do mi pa mirë.

Sa dukej çehre rëndë para një viti, tash është shumë çehre e lehtë madje i dashur edhe për ata që e shanin deri dje. Të gjithë kryetarët e federatave tjera duhet ta marrin si shembull Abedin Ibrahimin që duroj atë që nuk durohej, sharje e akuza të rënda, por nuk diti një herë të del e t’i plasë dikujt trash e më trash. Shpesh herë e shihnim Ibrahimin kur lëvizte ato mimikat e tija, saqë thoshte: “secili e ka për vete, e imja është puna e pastër”.

Dhe sot Abedin Ibrahimi pothuajse as vetes nuk i beson që është kaq i fortë shumë i fortë. I Mbijetoi të gjitha furtunave dhe sot po rrinë me qetësi, po mendon ta lartësojë shumë volejbollin dhe vet faqebardhë.  Abedin triumfuesi tani e tutje duhet të rrijë veten në gardërobën kat dhe me kravatë sepse tregoi se ka aftësi menaxhuese e profesionale, ta çojë sportin para dhe ata që e sulmonin t’i rehatoi, t’i bëjë me gazmorë se sa mendoni ata vet!

Të rrinë me kravatë, por jo edhe t’i ngjyros flokë me të zeza, se do t’ia prishin imazhin dhe t’i presë të gjithë burrështetasit e volejbollit në zyrën e tij!  Kryesorja po punojnë për të mirën e volejbollit! Edhe ata që si besuan Abedin Ibrahimit tash i besojmë dhe i duartrokasin, se e kuptuan që e kanë gabim!  Ky është profesionalizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat