Përballen sy me sy Abedin Ibrahimi e Mehdi Mehmeti!

Volejboll

Përballen sy me sy Abedin Ibrahimi e Mehdi Mehmeti!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:41
Përballen sy me sy Abedin Ibrahimi e Mehdi Mehmeti!

Një përballje e rastësishme në njërën nga kafiteritë e Prishtinës, mes kryetarit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimit dhe drejtorit sportiv të KV Prishtina F. Mehdi Mehmeti!

Përballje e paparalajmëruar, siç shihet edhe në foto, që u bë nga paparaci ynë! Fillimisht Abedin Ibrahimi ishte ulur, duke biseduar me disa nga miqtë e volejbollit, ndërkohë vjen Mehdiu dhe ulet në tavolinë! Mehdiu ia shtrinë dorën Abedinit, por edhe ky ia jep dorën.

Image

Shikojnë njëri – tjetrin në sy!  Mehdiu ka kohë që sulmon ashpër kryetarin e Federatës, sipas tij, duke i numëruar shumë parregullsi! Takimi i rastësishëm, ndërruan disa fjalë mes vete, por kush e di se çfarë diskutuan mes vete! Por takimi i rivalëve të ashpër sportiv ndodhi! U panë sy me sy! Abedini çohet në këmbë, kushedi se çfarë i thoshte Mehdiut!

Por nuk zgjati shumë sepse Abedini u largua nga aty. Askush nuk e di se çfarë diskutuan apo e shprehen dashurinë sportive për njërin - tjetrin sepse ka kohë që njihen mes vete! Fundja, dorën ia dhanë njëri – tjetrit, pra shokët e dikurshëm, por sot janë rivalët më të mëdhenj sportiv!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat