Super SHBA - Bota Sot
Super SHBA

Volejboll

Super SHBA

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 10:55
Super SHBA

Shtetet e Bashkuara mbyllën fazën hapëse në kampionatin Botëror të volejbollit për meshkuj me 100% të pikëve, pas fitores tepër të lehtë ndaj Tunizisë. Ashtu siç pritej ekipi amerikan bëri detyrën, duke përfunduar takimin në vetëm tre sete, në vetëm 78’ lojë dhe me të drejtë ky ekip mund të pretendojë për të rikthyer titullin në Shtetet e Bashkuara për herë të parë që nga viti i largët 1986. Skuadra afrikane që pozicionohet në vendin e 24 në renditjen botërore konsiderohej si një ndër përfaqësueset më të dobëa  të këtij kompeticioni, pasi Tunizia klasifikohej në vendin e fundit në Grupin C, me vetëm dy sete gjithsej dhe natyrisht pa asnjë fitore në këtë botëror, sidoqoftë ekipi i John Speray-t u tregua i pamëshirshëm dhe e shndërroi sfidën në një seancë të zakonshme stërvitore. Pas pikëve të para Shtetet e Bashkuara shkuan në pushimin e dytë teknik me shifrat 16-7, për të mbyllur më pas setin hapës 25-12, në vetëm 22 minuta. Në setin e dytë volejbollistët amerikanë lëshuan dicka dhe nga kjo përfitoi Tunizia, që u afrua në pushimin e fundit teknik 16-11, gjithsesi rezultati nuk ndryshoi aspak dhe skuadra e Shteteve të Bashkuara i dha fund setit në 25 minuta me rezultatin 25-18. Pavarësisht ndryshimeve të trajnerit John Speraë ekipi amerikan vazhdoi të dominojë në të gjithë aspektet, për të mbyllur llogaritë 25-13 dhe gjithë takimin me rezultatin e pastër 3-0, duke blinduar vendin e parë në këtë grup dhe siguruar njëherësh edhe fitoren e pestë në po kaq ndeshje, në këtë Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test